Gjilani po vazhdon me ciklin e transferimeve gjatë kësaj merkato, shkruan Insajderi.
Arbër Prekazi është transferimi i fundit i skuadrës gjilanase.
Qendërmbrojtësi vjen nga skuadra e Ballkanit ku ka kaluar dy sezonet e fundit.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes rrjetit social “Facebook”.
Prekazi është përforcimi i pestë i Gjilanit gjatë këtij afati kalimtar pas Albert Dabiqajt, Yll Hoxhës, Agustin Torosan dhe Elton Kales.
Mbrojtësi mitrovicas do të bartë fanellën me numrin 33./Insajderi.com