Në Tetovë helmohen 220 punëtorë

Në Tetovë helmohen 220 punëtorë

Gjatë natës së kaluar 220 punonjës nga fabrika “Lear” në zonën zhvillimore teknologjike në rajonin e Tetovës janë pranuar në spitalet e Tetovës dhe Gostivarit pasi sipas informacioneve të para janë helmuar sipas të gjitha gjasave nga ushqimi.

Nga Qendra Klinike në Tetovë për AA konfirmuan rastin duke shpjeguar se në ora 4:30 pas mesnate janë pranuar punonjësit që kanë qenë në turnin e tretë. Nga Qendra Klinike thonë se punonjësve të pranuar u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe ata janë lëshuar në kurim shtëpiak.

Sipas informacioneve fillestare, mbrëmë rreth orës 1 ishte ndarë darka për punëtorët që ishin turni i tretë në punë në “Lear”.

Pas rreth dy orëve nga gjithsej 264 punonjës që kanë qenë në punë, tek 220 prej tyre ishin paraqitur simptomat e para të helmimit nga ushqimi – vjellje, dhimbje barku, marramendje dhe të ngjashme.

Ekipet e policisë kanë kryer kontroll në fabrikë me ç’rast kanë marrë mostra nga ushqimi dhe gjurmë tjera për ekspertizë dhe punojnë në zbardhjen e plotë të rastit./Insajderi.com