Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu është transferua te skuadra madriliene, Rayo Vallecano, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra spanjolle përmes rrjeteve sociale.
29-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Vallecanon, derisa ka marrë hapin e madh në karrierë pasi do të luaj në La Liga.
Ata u ngjitën këtë sezon në Ligën e parë spanjolle pasi edicionin e kaluar ishin pjesë e Segunda Division.
Mbrojtësi edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës tjetër spanjolle Almeria, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve si Barcelona B, Metz dhe Aroucas.
Balliu me Kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar vetëm tri ndeshje./Insajderi.com
OFICIAL | @ivan_balliu es nuevo jugador del Rayo Vallecano para las dos próximas temporadas.
¡Bienvenido Balliu! ⚡https://t.co/VqmM3eVjg9 pic.twitter.com/zhRBEus8cL— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) July 14, 2021