Të paktën 42 njerëz kanë vdekur në Gjermani dhe dhjetëra janë zhdukur të enjten pas përmbytjeve në Evropën Perëndimore.
Tetëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë zhdukur rreth rajonit Ahrweiler, në shtetin Rhineland-Palatinate, tha policia.
15 njerëz të tjerë kanë vdekur në rajonin Euskirchen në jug të qytetit të Bonit, thanë autoritetet, raporton Reuters, transmeton Insajderi.
ë Belgjikë, dy burra vdiqën për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe një vajzë 15-vjeçare ishte zhdukur pasi u mor nga lumi.
Qindra ushtarë po ndihmonin policinë në përpjekjet e shpëtimit në Gjermani, duke përdorur tanke për të pastruar rrugët nga rrëshqitjet e tokës si dhe pemët e rëna.
Kancelarja Angela Merkel, e cila është në ShBA përpara një takimi me Presidentin Joe Biden, tha se ajo ishte “tronditur nga katastrofa”./Insajderi.com