Arsenal janë në kërkim të forcojnë repartin sulmues gjatë kësaj vere, transmeton Insajderi.
Pas ardhjes së Thomas Tuchel te Chelsea në janar, 23-vjeçari nuk ka pasur minutat e dëshiruara në skuadër.
Ai ka bërë vetëm dy paraqitje me ekipin që nga mesi i shkurtit, shkruan Daily Mail.
Qendërmbrojtësi vlerësohet nga skuadra londineze 40 milion euro, i cili poashtu ishte përfshirë në një ofertë tjetër.
Bëhet fjalë për ofertën e Chelseat drejt Borussia Dortmundit për yllin e skuadrës gjermane, Erling Haaland, e cila pastaj ishte refuzuar.
Abraham është lojtarë i dalë nga academia e Chelsea, ndërsa më parë ishte i huazuar te disa skuadra angleze si: Bristol City, Swansea City dhe Aston Villa./Insajderi.com