Icardi opsion për sulmin e skuadrës italiane, bisedimet kanë filluar

Icardi opsion për sulmin e skuadrës italiane, bisedimet kanë filluar

Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi dëshiron t’i bashkohet skuadrës italiane, Juventus, derisa raportohet se ai ka zhvilluar kontaktet e para me trajnerin Max Allegri, transmeton Insajderi.

28-vjeçari iu bashkua parisienëve nga Interi në vitin 2019, fillimisht në formë huazimi, pastaj me detyrim blerje për 50 milion euro plus deri 22 milion euro bonuse.

Në kontratën e argjentinasit përfshihet një klauzolë prej 15 milion euro nëse ai shitet te ndonjë skuadër tjetër në Serie A, shumë kjo që duhet të paguhet te Inter.

Bisedimet mes lojtarit dhe “Zonjës së Vjetër” nuk janë ndalur kurrë, derisa me kthimin e Allegrit në stol, transferimi i tij është në plan të parë.

Edicionin e kaluar, Icardi shënoi 13 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 28 paraqitje për Paris Saint-Germain në të gjitha garat./Insajderi.com