Agjenti i Javier Pastore ka konfirmuar se klienti i tij pritet të transferohet te AS Monaco, pasi është lënë jashtë skuadrës nga Jose Mourinho, transmeton Insajderi.
Kur Mourinho prezantoi skuadrën e tij për ndeshjet parasezonale, Pastore ishe një nga lojtarët që ishte lënë jashtë ekipit, së bashku me Federico Fazio dhe Pedron.
Siç raporton “Football Italia”, atyre u është thënë të gjejnë një klub tjetër sepse nuk janë në planet e trajnerit.
“Monaco është një mundësi”, tha agjenti i lojtarit, Marcelo Simonian.
“Është një klub që i përlqen lojtarit dhe mund të jetë i duhuri për situatën e tij”, shtoi ai.
Pastore iu bashkua Romës në vitin 2018 për 24.7 milionë euro nga Paris Saint-Germain, por mezi luajti për shkak të lëndimeve të vazhdueshme dhe formës së dobët të tij.
Ai bëri vetëm 37 paraqitje për “Giallorossët” në tre sezone për ta, duke shënuar vetëm katër gola./Insajderi.com