UEFA zbulon stadiumet për katër vitet e ardhshmë ku do të luhet finalja e “Champions”

UEFA zbulon stadiumet për katër vitet e ardhshmë ku do të luhet finalja e “Champions”

Shtëpia më e madhe e futbollit të Evropë, UEFA, ka zyrtarizuar stadiumet nikoqire për finalet e Ligës së Kampionëve për katër edicionet e ardhshëm, shkruan Insajderi.

Këtë të premte, UEFA ka publikuar listën e stadiumeve që do të organizojnë finalet e mëdha në Ligën e Kampionëve.

Për këtë vit, finalja e garës më të madhe në Evropë për klube do të luhet  në Shën Petersburg të Rusisë.

Finalja e vitit 2023 do të luhet në Stamboll të Turqisë, e vitit 2024 në Londër kurse ajo e vitit 2025 në Mynih të Gjermanisë.

Kujtojmë që ndeshja finale e “Ligës së Kampionëve” për vitin 2020 ishte planifikuar të luhet në Stamboll, por për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19 në Turqi, finalja ishte zhvendosur në Portugali./Insajderi.com