Xherdan Shaqiri shumë afër transferimit te skuadra e re

Xherdan Shaqiri shumë afër transferimit te skuadra e re

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri është shumë pranë transferimit te gjigandi turk, Galatasaray, transmeton Insajderi.

Oferta që po mendohet të dërgoj skuadra turke drejt Liverpool është rreth tetë milion euro plus bonuset tjera.

Përfaqësuesit e Shaqirit dhe Galatasarayt kanë zhvilluar disa takime gjatë javës së kaluar, ku raportohet se edhe marrëveshja personale është shumë afër, tani vetëm mbetet të dërgohet oferta zyrtare drejt klubit anglez.

Tifozët e skuadrës turke vazhdimisht kanë kërkuar transferimin e tij në Stamboll, dhe nëse gjithçka shkon në rregull, zyrtarizimi i tij do të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Shaqiri pati paraqitje shumë të mira me Kombëtaren e Zvicrës gjatë “EURO 2020”, ku arritën deri në çerekfinale, ku u mposhtën pastaj nga Spanja pas ekzekutimit të penalltive./Insajderi.com