Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri i cili kishte probleme me tifozët që e ofendonin Vedat Muriqin, shkruan Insajderi.
Trajneri iu afrua rrjetër ndarëse të tribunave ku po stërvitej skuadra e Lazios, dhu u kërkoi tifozëve ta respektojnë atë.
Ai iu drejtua tifozëve duke ju thënë se edhe mund t’i largoi ata nga stadiumi nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë.
“Nëse iu dëshojë të thoni diçka për Muriqin, ju detyrojë të largoheni”, iu drejtua Sarri tifozëve.
Tifozët e skuadrës nga kryeqyteti italian po qeshnin ndaj çdo prekje që sulmuesi kosovar e kishte me topin./Insajderi.com