Tifo-grupi “Tigrat” me kërkesë zyrtare për Feronikelin, kërkojnë shkarkimin e Ragip Veselit

Tifo-grupi “Tigrat” me kërkesë zyrtare për Feronikelin, kërkojnë shkarkimin e Ragip Veselit

Pasi klubi nga Drenasi, Feronikeli u dënua nga FIFA për bllokim të mërkatos, tifo-grupi i kësaj skuadre kanë reaguar rreth kësaj qështje, shkruan Insajderi.

Ultrasit e kësaj skuadre kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit sportive të klubit, Ragip Veseli.

“Në emër të gjithë tifozëve ‘Tigrat e Zi’ dhe simpatizantëve të FC Feronikelit, kërkojmë nga ti që ta lirosh klubin e zemrës”, shkruhet në kërkesën e tifozëve në faqen e tyre në “Facebook.

Mes tjerat ata kanë kërkuar që edhe Presidenti i Klubit, Naser Ramaj.

“Nëse Ragip Veseli nuk e liron klubin pas kërkesës sonë, kërkojmë edhe nga Presidenti i Klubit, Naser Ramaj që të largohej nga posti i klubit”.

Feronikeli së fundmi u dënua nga FIFA për shkak se humbi gjyqin ndaj ish-lojtarit të tyre, Bedri Graca./Insajderi.com