“Paske dalur nga xhepi i Chiellinit”, Lukaku i përgjigjet komentuesit

“Paske dalur nga xhepi i Chiellinit”, Lukaku i përgjigjet komentuesit

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka marrë një koment interesant nga një komentues në Twitter.

“Më në fund paske dalur nga xhepi i Chiellinit”, ka shkruar komentuesi duke iu referuar ndeshjes Itali-Belgjike, ku Chiellini dhe Luaku u përballen direkt.

Por, belgu ia ka kthyer menjëherë atij.

“Italia ka fituar, jam i lumtur për ju me të vërtetë, por kampion të Italisë jemi ne Interi, mos harro”.

Komenti është fshirë, por nëpër rrjetet sociale është bërë viral.

Italia ka fituar kampionatin “EURO 2020”, ndërsa Serie A për këtë sezon e ka marrë Interi. /Insajderi.com