Milan zyrtarizon huazimin e lojtarit të Real Madrid

Milan zyrtarizon huazimin e lojtarit të Real Madrid

Klubi italian, Milan, gjatë së hënës ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit, Brahim Diaz, transmeton Insajderi.

Lajmi për huazimin e tij është bërë i ditur nga të dyja skuadrat.

Lojtari do të jetë pjesë e përkohshme e “rossonerëve” deri në qershorin e vitit 2023.

Milan do të ketë mundësi të transferojë lojtarin pas huazimit për 22 milion euro.

Kjo pasi në kontratën e tij përfshihet mundësia e blerjes në fund të huazimit për këtë shumë, derisa në këtë kontratë përfshihet edhe mundësia e ri-blerjes për Real Madridin për 27 milion euro.

Brahim ishte pjesë e skuadrës italiane edhe edicionin e kaluar, ku shënoi shtatë gola në 39 paraqitje për ta.

Deri ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy edicione tjera, ku do të bartë veshur fanellën me numrin 10./Insajderi.com