KF Dukagjini të hënën ka zyrtarizur transferimin e Arbër Shalës, shkruan Insajderi.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes rrjeteve sociale.
Shala është rikthyer të klubi nga Klina nga skuadra e Ballkanit.
Mbrojtësi për disa muaj ishte pjesë edhe e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, KF Renova, klub në të cilin është paraqitur edhe në garat evropiane, ku edhe kishte shënuar një gol.
29-vjeçari ka luajtur për shumë klube në Kosovës si: Drita, Liria e Gjilani, ndërkohë në Shqipëri ka luajtur për Kamzën dhe Laçin./Insajderi.com