Klubi italian, Roma ka gjetur zëvendësuesin e Leonardo Spinazzolas, shkruan Insajderi.
Spinazzola u lëndua gjatë ndeshjes kundër Belgjikës në çerekfinale të “EURO 2020”.
Ky lëndim pritet ta lërë mbrojtësin anësorë jashtë fushave për gjashtë muaj.
Zëvendësuesi i tij te klubi italian pritet të jetë uruguajani, Matias Vina, i cili do t’i kushtojë romakëve 11 milion euro plus 2.5 milion euro tjera bonuse.
Vina është 23-vjeçar dhe është pjesë e klubit brazilian, Palmeiras./Insajderi.com