OBSH: Lojërat Olimpike duhet të mbahet, pavarësisht rreziqeve

OBSH: Lojërat Olimpike duhet të mbahet, pavarësisht rreziqeve

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se Lojërat Olimpike të Tokios duhet të vazhdojnë, në mënyrë që t’i tregojmë botës së çfarë mund të arrihet me plan dhe masa të duhura, shkruan Insajderi.

Duke folur në Tokio, para Komiteti Ndërkombëtar Olimpik më 21 korrik, Ghebreyesus, ka thënë se bota ka nevojë për Olimpiadë, “si feste për shpresë”.

“Lojërat Olimpike kanë fuqi për të bashkuar botën, për ta inspiruar dhe për të treguar se çfarë është e mundshme”, tha ai.

Tedros ka folur teksa organizatorët kanë raportuar për tetë infektime të reja në mesin e pjesëmarrësve në këto gara, duke e çuar numrin e të infektuarve në 79.

I pari i OBSH-së ka thënë se Lojërat Olimpike nuk duhet të gjykohen nga numri i rasteve me Coronavirus, meqë eleminimi i rrezikut është i pa evitueshëm.

“Shenjë suksesi është të siguruarit që çdo rast do të indenifikohet, izolohet dhe gjurmohet në mënyrë që të ndalet zingjiri i përhapjes”, shtoi shefi i OBSH-së.

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të mbaheshin vitin e kaluar, por u shtynë për shkak të pandemisë, këtë vit ato do të mbahen pa prezencën e spektatorëve, për shkaqe sigurie nga COVID-19./Insajderi.com