Nga edicioni i ardhshëm Kosova paraqitet me katër garues në garat evropiane

Nga edicioni i ardhshëm Kosova paraqitet me katër garues në garat evropiane

Nga edicioni i ardhshëm, Kosova do të paraqitet me katër klube në garat evropiane, shkruan Insajderi.

Futbolli kosovar do të prezantohet më “Champions League”, “Europa League” dhe “Conference League”, ku të drejtë pjesëmarrje do të kenë: Kampioni i Kosovës, vendi i dytë dhe ai i tretë dhe fituesi i Kupës.

Me këtë rast, presidenti Agim Ademi ka uruar në veçanti klubet e Superligës dhe futbollin kosovar në përgjithësi për këtë arritje për të cilën është punuar shumë.

“Ky është lajm shumë i mirë për futbollin tonë. Jemi angazhuar shumë për këtë çështje, duke bërë kërkesa të vazhdueshme në UEFA, sepse jemi federata më e re e pranuar në FIFA dhe UEFA, por jo vetë për këtë”, ka thënë presidenti Ademi.

Kosova në të kaluarën ishte paraqitur me tri klube në garat evropiane, ndërsa nga edicioni i ardhshëm do të paraqiten me katër./Insajderi.com