KB Peja ka zyrtarizuar transferimin basketbollistit nga reprezentacioni U20, Mirlind Zekaj, shkruan Insajderi.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
Zekaj i bashkohet Pejës ku së bashku me Albin Berishën dhe Erman Bojkun do të kompletojnë treshen e lojtarëve të rinjë.
Basketbollisti i ri ka qenë bartës i skuadrës së Istogut me të cilët ka bërë gara në Ligën e Parë.
Edicionin e kaluar ishte një hap larg Superligës duke luajtur në finale për një biletë drejt promovimit./Insajderi.com