Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane raportohet se është i gatshëm të kaloj të kampionët e Premier Leagues, Manchester City, transmeton Insajderi.
Sipas “The Sun”, Kane është i vendosur të largohet nga Spurs në një transferim rekord prej 160 milionë funtesh drejt Cityt.
Në rast transferimi, kapiteni i Anglisë thuhet se do të fitonte 400 mijë funte në javë.
Një medium tjetër pretendon se presidenti Spurs, Daniel Levy, e ka telefonuar lojtarin dhe vëllain e agjentit të tij, Charlie, për tu thënë se ai kishte ndryshuar mendim për ta lejuar atë të largohej vetëm në një klub në Evropë, po sulmuesi kishte ndarë mendjen tashmë.
Kohëzgjatja e marrëveshjes së Kane në City ende nuk është vendosur, por që pritet të jetë nga katër deri në pesë vite kontratë./Insajderi.com