Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht kanë nisur, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios, shkruan Insajderi.
Së shpejti pritet të fillojë edhe parakalimi i ekipeve olimpike, që përfaqësojnë shtetet e tyre në këtë ngjarje të madhe sportive.
Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, është edhe Kosova që po paraqitet për herën e dytë në Lojërat Olimpike pas debutimit në vitin 2016.
Kosova në këtë ngjarje prezantohet nga 11 sportistë, prej të cilëve gjashtë janë me normë olimpike, kurse pesë janë me ftesë.
Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi së bashku me Akil Gjakovën do të bartin flamurin e Kosovës në këtë ceremoni./Insajderi.com