Varianti COVID-19 Delta tani është mbizotërues në pjesën më të madhe të Evropës, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka paralajmëruar që përpjekjet për të parandaluar përhapjen e variantit duhet të forcohen.
Mesatarisht, mbi 68% e infeksioneve COVID-19 në shumicën e vendeve evropiane ishin varianti shumë ngjitës Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi.
“Varianti i shqetësimit SARS-COV-2 Delta po lëviz me shpejtësi në të gjithë Evropën dhe tani është bërë lloji më dominues në pjesën më të madhe të rajonit, bazuar në të dhëna të reja,” tha OBSH Evropa në një deklaratë.
“Bazuar në tendencat aktuale, varianti Delta do të jetë lloji dominues global gjatë muajve të ardhshëm dhe tashmë është identifikuar në pothuajse të gjitha vendet evropiane”. /Insajderi.com