Të paktën 110 njerëz kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin perëndimor indian, Maharashtra, transmeton Insajderi.
Siç raporton ’BBC’, shirat pushtuan qindra fshatra, duke zhdukur shtëpi dhe duke i lënë banorët të bllokuar.
Ekipet e shpëtimit kanë dalë për të evakuuar të mbijetuarit, por shumë njerëz raportohen të zhdukur.
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë se ai ishte ankthuar nga humbja e jetëve dhe ka premtuar ndihmë për të prekurit.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të bllokuar të shkojnë në çatitë e shtëpive në mënyrë që ekipet e shpëtimit në helikopterë t’i dallojnë ata.
Ndërsa, shërbimet e trenave janë pezulluar dhe zonat e ulëta të qytetit janë kthyer në zona përmbytjesh.
Ekspertët e motit thonë se reshjet e mëdha të shiut do të vazhdojnë të godasin qytetin gjatë ditëve të ardhshme.
Shirat e dendur në Mumbai nuk janë të rralla. Qyteti përjeton përmbytje çdo vit gjatë sezonit të shirave, por intensiteti i shirave është rritur në kohët e fundit.
Mijëra njerëz migrojnë në qytet çdo ditë në kërkim të vendeve të punës.
Kjo nxit ndërtime të shpejta – dhe shpesh të parregulluara – duke i detyruar shumë të jetojnë në ndërtesa me cilësi të dobët./Insajderi.com