Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, do të startojë nesër garën në “Tokyo 2020”.
Ajo do të synojë një tjetër medalje në disiplinën 52 kg në xhudo.
Kësisoj, Kelmendi do të nisë garën në 04:00 e mëngjesit të ditës së diele sipas kohës në vendin tonë, apo 11:00, me orën lokale në Tokio.
Kujtojmë se sot Distrija Krasniqi arriti që ta fitonte medaljen e artë në kategorinë 48 kg.
Të njëjtën e synon edhe Kelmendi të dielën.
Pos saj, nesër do të garojë edhe shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notarja Eda Zeqiri. /Insajderi.com