Presidenti i Tunizisë shkarkon kryeministrin dhe pezullon qeverinë

Presidenti i Tunizisë shkarkon kryeministrin dhe pezullon qeverinë

Presidenti tunizian, Kais Saied, ka shkarkuar kryeministrin, Hichem Mechichi pas protestave të mbajtura kundër qeverisjes së tij të cilat sollën kriza në vend, transmeton Insajderi.

Rrugët e kryeqytetit u mbushën me njerëz të cilët festuan duke brohoritur rrugëve, të cilët kujtonin revolucionin e vitit 2011 që solli demokracinë dhe shkaktoi protestat që përplasën Lindjen e Mesme, raporton ‘The Guardian’.

Gjatë ditës së diele, mijëra tunizian kishin marshuar në disa qytete duke protestuar kundër partisë e cila ishte në pushtet dhe akuzohej për keq menaxhim ekonomik, korrupsion dhe dështimin për të parandaluar shkallën e uljes së infeksioneve me COVID-19.

Protestat u raportuan gjithashtu në qytetet Gafsa, Kairouan, Monastir, Sousse dhe Tozeur.

“Populli dëshiron shpërndarjen e parlamentit,” brohoriti turma.

Disa protestues u arrestuan dhe një gazetar u plagos kur turma hodhi gurë dhe policia hapi bombola lotësh./Insajderi.com