Tifogrupi, “Dardanët” kanë bërë thirrje për të dalur në pritje të xhudistëve kosovar të cilët shumë shpejt pritet të kthehen në Kosovë, shkruan Insajderi.
Ekipi i xhudos që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” përmbylli garat e saj me dy medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Derisa sukses tregoi edhe Akil Gjakova që u mposhtë në garë për medaljen e bronztë, e më pak Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka të cilat u eleminuan qysh na përballjen e parë.
Tifogrupi kosovar, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje që të bashkohen të gjithë në organizimin që pritet të mbahet më 2 gusht në Aeroportin e Prishtinës.
Në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, kur Majlinda Kelmendi i kishte sigurar medaljen e parë të artë historike Kosovës, nuk ishte organizuar asnjë pritje për të./Insajderi.com