Ekipi olimpik i xhudos mbërrinë në aeroportin e Prishtinës

Ekipi olimpik i xhudos mbërrinë në aeroportin e Prishtinës

Ekipi olimpik i Kosovës ka mbërritur të aeroportin e Prishtinës, shkruan Insajderi.

Ata do të përcillen me ceremoni shtetërore të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Së pari do të ketë konferecë për media në aeroportin e Prishtinës, pastaj do të drejtohen drejt sheshit “Nënë Tereza”, aty ku po priten nga qindra qytetarë.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë fjalim nga xhudistet olimpike dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ku më pas do të drejtohen drejt vendlindjes së tyre, Pejës./Insajderi