Presidenti i Shqipërisë, priti xhudistet kosovare dhe i dekoroi me medaljen “Nderi i Kombit”

Presidenti i Shqipërisë, priti xhudistet kosovare dhe i dekoroi me medaljen “Nderi i Kombit”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndërruar me medaljen “Nderi i Kombit” dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Krasniqi e Gjakova arritën të fitonin dy medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Po ashtu, Presidenti Meta vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” trajnerin e tyre, Driton Kuka, me motivacionin.

“Në shenjë vlerësimi për talentin dhe personalitetin e gjithanshëm të treguar në sport, me arritjen e rezultateve të larta në sportin e Xhudos, duke fituar me sportistet e tij medaljet e arta në Lojërat Olimpike Verore të Rios 2016 dhe Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020. Me mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në sportin e xhudos, që është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë e të rejat, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”, thuhet në komunikatën e presidences së Shqipërisë.

Kosova përfundoi garën në Tokyo në vendin e 42’të. /Insajderi.com