Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se gjatë periudhës 1 deri më 15 gusht në Shqipëri kanë hyrë 859 mijë e 316 shtetas të huaj.
Rama, këtë krahasim e ka bërë me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
“Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, ka shkruar kryeministri shqiptar në Facebook.
Ai këtë e ka cilësuar si lajm të mirë për turizmin e Shqipërisë.
Një ndër sektorët kryesor të zhvillimit në Shqipëri është turizmi. /Insajderi.com