Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan përtej afatit të tërheqjes së tij, pasi luftëtarët talebanë të armatosur i mbanin evakuuarit e dëshpëruar të mos arrinin në aeroportin e Kabulit.
Biden dëshiron që forcat amerikane të largohen deri në fund të këtij muaji, por deri në 15,000 qytetarë amerikanë janë bllokuar në vend.
Presidenti amerikan i tha ABC News se trazirat në Kabul ishin të pashmangshme.
Qeveritë e huaja po rrisin transportin ajror të qytetarëve perëndimorë dhe afganëve që punuan me ta.
Uashingtoni është zotuar të evakuojë të gjithë qytetarët amerikanë të mbetur, së bashku me 50-65,000 afganë – siç janë ish përkthyesit e ushtrisë amerikane.
Në total, Amerika ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më sot, përfshirë 2,000 në njëzetekatër orët e fundit.
Pentagoni u ka thënë gazetarëve se synon të zgjerojë transportin ajror në 9,000 persona në ditë.
Rreth 4,500 trupa amerikane janë nën kontrollin e përkohshëm të Aeroportit Ndërkombëtar Karzai në kryeqytetin e vendit, por luftëtarët talebanë dhe pikat e kontrollit rrethojnë perimetrin.
Që nga e diela 12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit, tha një zyrtar taleban për agjencinë e lajmeve Reuters.
Talibanët po bllokojnë afganët që të mos hyjnë në aeroport pa dokumente udhëtimi – por edhe ata me autorizim të vlefshëm janë përballur me vështirësi.
Thuhet se një përkthyes afgan u qëllua në këmbë nga talebanët teksa përpiqej të arrinte në aeroport të martën mbrëma për një fluturim evakuimi ushtarak australian. Fotografitë e publikuara nga SBS treguan se burri po trajtohej për plagën me armë nga një mjek.
Disa shtetas amerikanë i thanë partnerit amerikan të BBC CBS News se ata nuk ishin në gjendje të hynin për fluturimet e evakuimit të planifikuar. /Insajderi.com