Blendi Idrizi, i cili pati paraqitje të nivelit të lartë me Kosovën në ndeshjet e qershorit, ka pësuar lëndim në gju, shkruan Insajderi.com.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Schalke 04 me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.
23-vjeçari nuk ka marr pjesë në seancën stërvitore të së martës me klubin gjerman, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushave.
Idrizi ka qenë njëri nga lojtarët që ka lënë përshtypje të mëdha në ndeshjet e fundit të Kosovës.
“Dardanët” në ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” do të përballet me Gjeorgjinë në udhëtim, ndërsa në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Greqinë dhe Spanjën.
Edhe pse këto ndeshje janë afruar, Bernard Challandes ende nuk e ka publikuar listën për ndeshjet e shtatorit./Insajderi.com