Interi konfirmon transferimin e Joaquin Correas

Interi konfirmon transferimin e Joaquin Correas

Interi edhe zyrtarisht ka konfirmuar transferimin e sulmuesit, Joaquin Correa nga Lazio.

Kampioni në fuqi i Italisë ka vazhduar me përforcime me qëllimin të mbrojnë titullin e Serie A dhe të konkurrojnë në Ligën e Kampionëve.

Pas transferimit të Hakan Calhanoglu, Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko, skuadra italiane së fundmi ka njoftuar edhe për transferimin e Correas nga Lazio.

“FC Internazionale Milano njofton se Joaquin Correa është një lojtar i ri i Nerazzurëve”.

“Sulmuesi argjentinas i lindur më 1994 arrin nga Lazio në një bazë të përkohshme me detyrimin për ta transferuar në një marrëveshje të përhershme”.

“Correa ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2025”, shkruahet në njoftimin e lëshuar nga Interi.

 

 

Nga ana tjetër, Lazio ka publikuar edhe shifrat e transferimit të 27-vjeçarit, ku thuhet se “Nerazzurët” do të paguajnë pesë milionë euro për huazimin dhe 25 milionë tjera për transferim të përhershëm, derisa do të përfshihen edhe një milion tjera bonuse./Insajderi.com