Tottenham kërkon mesfushorin e Juventus

Tottenham kërkon mesfushorin e Juventus

Pothuajse gjatë gjithë kësaj mërkato, Tottenham Hotspur ka qenë e fokusuar tek çështja e Harry Kane.

Por, pasi kapiteni i tyre tashmë ka thënë se do të qëndrojë, klubi po përgatitet të afrojë një futbollist cilësor këto ditët e fundit të mërkatos.

Trajneri, Nuno Espirito Santo kërkon një mesfushor, dhe tashmë në listën e tij për transferim është amerikani, Weston McKennie.

Weston McKennie

 

Drejtori sportive i Spurs, Fabio Paratici ishte një nga faktorët e transferimit të amerikanit drejt Juventusit nga Schalke, sa ishte pjesë e stafit të “Zonjës së Vjetër”.

Tottenham është i gatshëm t’i ofrojë klubit italian 47 milionë euro për shërbimet e McKennie, me Juventusin që do të përfitonte 27 milionë euro pasi bleu për 20 milionë kartonin e tij nga Schalke.

Në sezonin e tij të parë me bardhezinjët, 22-vjeçari zhvilloi plotë 46 ndeshje duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar tre herë./Insajderi.com