Kosovare Asllani ka konfirmuar se është infektuar me COVID-19, shkruan Shqip.com.
Edhe pse kishte marrë dy dozat e vaksinës, sulmuesja shqiptare e cila përfaqëson Suedinë, ka konfirmuar se është infektuar nga Coronavirusi.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se është e zhgënjyer që nuk do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve.
Postimi i saj i plotë:
“Me të vërtetë e zhgënjyer që të njoftoj se jam testuar pozitive me Covid (jam plotësisht e vaksinuar) dhe do të humbas ndeshjen tonë historike të Ligës së Kampionëve të martën. Unë me të vërtetë e kam pritur këtë lojë dhe nuk mund ta shpjegoj me fjalë se sa e trishtuar jam që do të mungoj…”
“Edhe pse Akoma mund të infektoheni me Covid, vaksina është shumë efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, kështu që është me të vërtetë e rëndësishme të vaksinoheni, sepse ne nuk mbrojmë vetëm veten dhe familjet tona – po bëjmë pjesën tonë për të krijuar një komunitet më të sigurt dhe më të shëndetshëm. Ardhmëri për të gjithë”, ka shkruar Asllani në postimin e saj.
Në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Kosovare Asllani fitoi medaljen e argjendtë me Suedinë, pasi në garë për të artën u mposhtë nga Kanadaja./Shqip.com