Ruben Dias zgjatë kontratën me Manchester Cityn

Ruben Dias zgjatë kontratën me Manchester Cityn

Manchester City ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me mbrojtësin e tyre, Ruben Dias.

Paraqitjet e mira edicionin e kaluar, bënë që “Citizens” ta shpërblejnë atë me një kontratë gjashtë-vjeçare.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, City ka bërë të ditur se Dias do të jetë pjesë e klubit së paku deri në vitin 2027.

“Ruben Dias ka nënshkruar kontratë të re gjashtë-vjeçare me Manchester City”, shkruhet ndër tjera në njoftimin e lëshuar nga klubi.

 

 

Mbrojtësi portugez iu bashkua skuadrës angleze verën e vitit të kaluar nga Benfica për 68 milionë euro.

Në vetëm sezonin e parë me skuadrën e re, ai fitoi çmimin e lojtarit të vitit në Premier League për edicionin e kaluar, të shpallet kampion i Anglisë, dhe të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit./Insajderi.com