Në konferencën që trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes mbajti të hënën në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”, ai është pyetur se a është kontaktuar nga Zvicra.
Trajneri e ka kthyer në shaka përgjigjen e tij se ai ishte në listë me emra të njohut.
“Isha në listë me Joachim Low, Donadonin, Fisher, Arsene Wenger, trajnerë të dëshmuar, po kam qenë në listë dhe për mua ka qenë nderë”, ka thënë Challandes.
“E them prapë se isha në listë, por unë jam trajner i Kosovës me kontratë, që prej tre vitesh dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës”.
“Natyrisht se unë jam i fokusuar te Kosova dhe do të kërkojmë më shumë nga lojtarët, të ndryshojë mënyrën time si trajneri. Nuk ka ndonjë mrekulli, të thuhet se tani do e ndryshojmë mentalitetin, por duhet të luftojmë më shumë. Tani në stërvitjen e sotme duhet të qartësojmë gjërat. Nga nesër për shembull, do të je mi qartë me skuadrën”, ka përfunduar zvicerani.