Moderatorja e lajmeve në “Tolo News”, Beheshta Arghand, u bë kryetemë në disa media pasi intervistoi talibanët vetëm disa ditë pasi ata morën “në duar” pushtetin në Afganistani.
Dy javë më vonë, ajo ka ikur nga vendi pasi thotë se ndjehej e frikësuar.
Në një intervistë për BBC, Arghand ka thënë se ka frikë për të ardhmen e vendit të saj, transmeton Shqip.com.
“Unë nuk jam e lumtur, sepse kjo gjeneratë me të vërtetë ka punuar shumë, mua më mungon shumë puna ime, më mungon vendi im”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse të gjithë kolegët e saj janë larguar nga Afganistani, ajo është shprehur “Nuk mund të them se të gjithë, por shumica e tyre janë larguar tashmë”./Insajderi.com