Një nga dilemat më të mëdha që kur Leo Messi u largua nga Camp Nou, ishte se kush do ta bartë fanelën me numrin dhjetë.
U përflit se këtë “barrë” do ta merrte Kun Aguero, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
E sot, katalunasit kanë bërë zyrtare listën e futbollistëve për këtë sezonë, dhe tek numri dhjetë shihet një emër i ri.
Tash e tutje, numrin legjendar do ta bartë sulmuesi me nënshtetësi spanjolle, Ansu Fati i cili konsiderohet si ndër talentët më të mëdhenjë që ka dalë nga shkolla e futbollit “La Massia” në vitet e fundit.
18 vjeçari, vetëm sa është rikthyer nga lëndimi që e la jashtë fushave të gjelbëra për më shumë se 6 muaj dhe ky sezon do të jetë një sfidë e madhe për të.
Fati, edhe pse ende ështe adoleshent ka thyer disa rekorde, teksa e mban epitetin e golashënuesit më të ri në La Liga.
Kujtojmë se, në të kaluarën para argjentinasit Leo Messi, këtë numër e kishte bartur Ronaldinho që ishte njëherë fitues i Topi të Artë. /Shqip.com