Sulm me thikë në Zelandë të Re, policia vret ‘terroristin’

Sulm me thikë në Zelandë të Re, policia vret ‘terroristin’

Autoritetet e Zelandës së Re njoftuan të premten se qëlluan dhe vranë një ekstremist të dhunshëm pasi hyri në një supermarket duke therur me thikë gjashtë persona.

Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi incidentin si një sulm terrorist. Ajo tha se burri ishte një shtetas i Sri Lankës i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik.

Sipas saj, ‘terroristi’ ishte i njohur mirë për agjencitë e sigurisë të kombit dhe po monitorohej gjatë gjithë kohës, raporton AP, transmeton Insajderi.com.

Ardern tha se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

“Ky ishte një sulm i dhunshëm. Ishte e pakuptimtë, “tha kryeministrja. “Dhe më vjen shumë keq që ndodhi.”

Sulmi u zhvillua rreth orës 2:40 pasdite në një supermarket Countdown në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland./Insajderi.com