Njëra ndër repartet ku Përfaqësuesja e Kosovës shkëlqeu gjatë ndeshjës së mbrëmshme ishte pa dyshim mesfusha.
Tandemi, Valon Berisha-Ibrahim Dresevic funksionoi mirë si në repartin sulmues ashtu edhe në anën defenisive, shkruan Insajderi.com
Ky i fundit e zhvilloi ndoshta ndeshjen më të mirë që kur i është bashkuar Përfaqësueses dhe e shfrytezoi faktin që Hekuran Kryeziu është pa skuadër.
Se çfarë paraqitje pati shtatëgjati mbrëmë e tregojnë më së miri stastistikat:
100% driblimet e kompletuara.
93% saktësia e pasimeve.
60 prekje.
6 duele të fituara në tokë.
5 ndërhyrje të sakta.
3 spastrime.
3 ndërprerje aksionesh.
2 duele ajrore të fituara.
1 shans të krijuar.
24 vjeçari aktualisht është pjesë e Heerenveenit, dhe përveç mesfushës, në të kaluarën ka luajtur edhe si qendërmbrojtës. /Insajderi.com