Erdhi me shumë bujë tek Barcelona, por “aventura” e Miralem Pjanic në “Camp Nou” nuk doli të jetë shumë e sukseshme. Ndaj, mbrëmë “ndërroi ambient”.
Mesfushori boshnjak i është bashkuar skuadrës së Besiktasit në formë huazimi, ndërsa katalunasit do të paguajnë një pjesë të detyrimeve financiare që kanë ndaj tij, shkruan Shqip.com.
I gjendur përballë një konkurence të fortë në mesfushë, Pjanic dështoi të zinte vend në formacionin startues të Ronald Koeman me të cilin thuhet se nuk kishtë marëdhënie të mira.
Duke marrë parasysh që niveli i futbollit në Turqi është më i dobët se sa në Spanjë, 31 vjeçari mund ta shfrytëzojë këtë huazim për të rikthyer formën e tij fizike.
Ai kishte ardhur tek Barcelona në vitin 2020, ndërsa në La Liga ka pasur gjithsej 19 paraqitje zyrtare. /Insajderi.com