Ronaldo fillon stërvitjet me Manchester United

Ronaldo fillon stërvitjet me Manchester United

Cristiano Ronaldo i është bashkuar skuadrës së Manchester United në seancën stërvitore.

Pesë herë fituesesi i Topit të Artë, është larguar nga grumbullimi me Portugalinë para kohës, në mënyrë që të jetë më i gatshëm për “djajtë e kuq”, shkruan Shqip.com.

Numri shtatë, rikthimin e tij në “Teatrin e Ëndrrave” mund ta bëjë të shtunën në ndeshjen që Unitedi e zhvillon kundër Newscastles.

Rikthimi i tij në ishull është pritur mirë nga shumë ish-futbollistë të Unitedit të cilët po e konsderojnë si transferin më të madh të merkatos.

Edhe pse është 36 vjeçar, Ronaldo kishtë shënuar 29 gola sezonën e kaluar në Serie A, ndërsa mbetet të shihet se cili do jetë impakti i tij te skuadra e udhëhequr nga Ole Gun Solsjkaer./Insajderi.com

Ronaldo dhe Solsjkaer para seancës stërvitore