Një burrë në Vietnam është dënuar me pesë vjet burg për shkeljen e rregullave kundër Coronavirusir dhe përhapjen e këtij virusi.
Një gjykatë e shpalli Le Van Tri fajtor për “transmetimin e sëmundjeve infektive të rrezikshme” te tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq.
Deri kohët e fundit Vietnami kishte qenë kryesisht i suksesshëm në menaxhimin e pandemisë me kufizime të rrepta, shkruan BBC, transmeton Insajderi.com.
Por, infeksionet janë rritur që nga qershori, me një shpërthim të nxitur nga varianti më ngjitës, Delta.
Vendi ka parë më shumë se 530,000 raste dhe më shumë se 13,300 vdekje, shumë prej të cilave kanë ndodhur muajt e fundit.
Shumë nga ato raste janë regjistruar në qytetin Ho Chi Minh.
Në fillim të korrikut, Tri, 28 vjeç, thuhet se kishte udhëtuar me motor nga qyteti Ho Chi Minh në provincën e tij të lindjes Ca Mau në jug të vendit.
Në Ca Mau, Tri u zbulua se kishte gënjyer në një formular deklarate shëndetësore i cili pyeste për historinë e tij të fundit të udhëtimit, dhe gjithashtu nuk kishte respektuar rregullat e izolimit./Insajderi.com