Edhe pse Spanja po cilësohet si favorite në letër ndaj Kosovës, trajneri i tyre Luis Enrique nuk ka kursyer fjalët e mira për “Dardanët”.
Ish-trajneri i Barcelonës, në konferencën për media tha fillimisht se është duke i pëlqyer atmosfera në Kosovë dhe se njerëzit i kanë pritur mjaftë mirë, transmeton Insajderi.com.
“Përshëndetje të gjithëve. Pikë së pari dua të them se është atmosferë e mirë, njerëzit janë shumë të mirë, na kanë mirëpritur. Ne nuk kemi probleme këtu, pasi kemi ardhur të luajmë futboll dhe nuk merremi me çështje politike”. Më pëlqen mënyra se si luan Kosova, është e ngjashme me ne, pasi mundohet të luajë në mënyrë sulmuese me topin në posedim. Dallon prej ekipeve tjera në grup, sepse sulmon dhe mbrohet mire”, tha Enrique ndër të tjera.
Ai po ashtu shtoi se duhen të jenë të përgaditur sepse do jetë një ndeshje e vështirë për Spanjën.
“Është vështirë të fitosh ndeshjet në këto kualifikime dhe të mërkurën do të jetë njëra prej ndeshjeve më të vështira në grup. Nuk do të rrezikojmë dhe lojtarët që nuk mund të luajnë, nuk do të paraqiten kundër Kosovës. Kosova është ekip i guximshëm. Meriton më shumë pikë sesa që ka aktualisht në grup. Do të na vështirësojë shumë gjërat” u shpreh 51 vjeçari.
Spanja aktualisht është duke nëpër një fazë të ndërrimit të gjeneratave, por ani pse kanë skuadër të re arritën që në “Euro 2020” të kualifikohen deri në gjysmëfinale./Insajderi.com