Sonte në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Spanjën

Sonte në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Spanjën

Sonte, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë – Kosova e pret ish-kampionin e Botës dhe Evropës, Spanjën.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të “Grupit B”, për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Dardanët kanë katër pikë të grumbulluara në këtë grup.

Në ndeshjen e fundit barazuan kundër Greqisë.

Ndërsa, Spanja është e para me 10 pikë, por ka dy ndeshje më shumë se Suedia, e cila ka veç një pikë më pak.

Takimin e parë të zhvilluar në Sevilla, Spanja e fitoi kundër Kosovës me rezultat 3 me 1.

Në këto kualifikime, Kosova ka shënuar një fitore, në udhëtim kundër Gjeorgjisë.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka deklaruan se me “Spanjën luajnë për tre pikë”.

Në anën tjetër, trajneri spanjoll, Luis Enrique, ka thënë se “i pëlqen mënyra sesi luan Kosova futboll”. /Insajderi.com