Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime pasi talebanët shpallën qeverinë e re të Afganistanit, të gjithë meshkuj, si dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.
Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani, kërkohet nga FBI, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.
Ajo pasoi tërheqjen e trupave të huaja pas një pranie 20-vjeçare atje.
Të martën, tre persona u qëlluan për vdekje në një protestë anti-talebane në qytetin perëndimor të Heratit.
Punonjësit mjekësorë thanë se ata u vranë kur militantët talebanë hapën zjarr. Në kryeqytetin Kabul, talebanët gjithashtu qëlluan me paralajmërim ndërsa qindra njerëz demonstruan në rrugë.
Të mërkurën një grup i vogël grash demonstruan në Kabul duke mbajtur një fotografi të një policeje e cila thuhet se u qëllua për vdekje nga talebanët në provincën Ghor. Talibanët mohojnë se anëtarët e saj e kanë vrarë atë.
Qeveria talebane – e cila gjithashtu të martën e shpalli Afganistanin një “Emirat Islamik” – përballet me sfida të vështira në vendin e shkatërruar nga konflikti, duke stabilizuar ekonominë dhe duke fituar njohje ndërkombëtare. /Shqip.com