Ish-trajneri i Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka marrë “timonin” e Austrailsë.
Ramdadani i cili ka kohë që jeton në Australi, tashmë do jetë selektor i kombëtares së tyre në hendboll, transmeton Insajderi.com.
Lajmin e ka bërë të ditur, Federata e Hendbolli të Kosovës, në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Ramadani së fundi është emëruar përzgjedhës i Australisë. 49-vjeçari jeton në Australi dhe ka dhënë kontribut të madh për hendbollin në këtë vend. Ramadani vlerësohet lartë edhe për punën që e ka bërë te Kosova. Me profesionalizimin e tij ka bërë që të rritet niveli i Kombëtares sonë”, është shkruar ndër të tjera në këtë njoftim.
Ai kishte qenë trajner i Australisë edhe gjatë viteve 2009-2013./Insajderi.com