Ecurisë perfekte të Tottenhamit në Premierligë i ka dhënë fund Crystal Palace.
Edhe pse “Spurs” ishin në formë të lartë dhe vinin nga një seri prej tre fitoreve radhazi, ata u “gjunjëzuan” në udhëtim te Crytal Palace me rezultat 0-3, transmeton Insajderi.com.
Zaha shënoi nga pika e bardhë, kurse Edouard shënoi dy gola dhe kështu Crystal Palace e ka regjistruar fitoren e parë këtë sezonë.
Pas kësaj ndeshje, Palace gjendet në vendin e 11-të me pesë pikë të grumbulluara, kurse Tottenhami mbetet në vendin e parë me nëntë pikë.
Kjo humbje e Tottenhami vie në një peridhë kur trajaneri i tyre, Nuno Espirito Santo u shpall “Trajneri i Muajit” në Premierligë/Insajderi.com