Zlatan Ibrahimovic ka marrë edhe një herë vëmendjen me një deklaratë të dhënë për media.
Sulmuesi i Milanit, i njohur për çasjen e tij interesante në intervista ka thënë se Messi dhe Ronaldo nuk kanë cilësi më shumë se ai.
“Nëse jeni duke folur për cilësitë e brendshme, unë nuk kam asgjë më pak se ata.Nëse shikoni trofetë, p unë nuk e fitova Ligën e Kampionëve. Por, nuk e di se si e llogaritni atë. Unë nuk jam i fiksuar me të sepse kur bëni gjëra të mira kolektivisht, individi ndjek. individi nuk mund të jetë i mirë nëse kolektivi nuk është i mirë ” ka thënë ndër të tjera shtatëgjati.
Suedezi po ashtu ka shtuar se fakti që nuk e ka fituar Topin e Artë nuk e pengon atë, madje ai shkoi edhe më “thellë” duke thënë se mendon që është lojtari më i miri në botë.
“Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të krahasojmë lojtarët me njëri-tjetrin. Të gjithë kanë luajtur në brezin e tyre, me shokë të ndryshëm të skuadrës … [është] e vështirë të krahasohet. Unë mendoj se të gjithë kanë historinë e tyre dhe duhet të përballen me të.” u shpreh ish-sulmuesi i shumë skuadrave evropiane.
40 vjeçari është jashtë fushave të gjelbra që një kohë të gjatë, por raportohet që të jetë i gatshëm për lojë në një të ardhme të afërt./Insajderi.com