Suedi-Kosovë, 21 mijë bileta shiten për vetëm tre orë

Suedi-Kosovë, 21 mijë bileta shiten për vetëm tre orë

Interesimi për ta parë ndeshjen ndërmjet Suedisë dhe Kosovës është i jashtëzakonshëm.

Kjo pasi në vetëm tre orë janë shitur 21 mijë bileta bileta, që është thuajse sa gjysma e biletave në total, transmeton Insajderi.com.

Këtë njoftim e ka dhënë Federata e Futbollit në Suedi përmes një postimi në rrjetin social Facebook .

“Në vetëm tre orë, gati gjysma e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit në shtëpi ndaj Kosovës 9 tetori janë shitur . Në orën 14.00 lëshojmë biletat kundër Greqisë 12 tetor. Qëndroni të qetë.” është shkruar nga Federata suedeze e futbollit.

Kjo përballje do jetë e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në takimin e parë të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” ishin mposhtur nga suedezët me rezultat 0-3.

Në Grupin B, Kosova gjendet në pozitën e katërt me katër pikë, ndërsa Suedia është në vendin e dytë me pesë pikë më shumë./Insajderi.com