Së paku dy persona kanë vdekur dhe 19 janë plagosur si pasojë e tri shpërthimeve në provincën lindore, Nangarhar në Afganistan, përcjell Shqip.com.
Ky sulm është përshkruar edhe si sulmi i parë vdekjeprurës që prej talebanët e kanë marrë kontrollin e Afganistanit më shumë se një muaj.
Sipas dëshmitarëve, të paktën njëri nga shpërthimi në Jalalabad ka qëlluar një makinë që ka bartur luftëtarë talebanë, teksa thuhet se në mesin e të plagosurve ka edhe gra e fëmijë.
Kurse, policia ka deklaruar se mëngjesin e së shtunës, një tjetër bombë ka shpërthyet në Kabul, duke lënë kështu të plagosur së paku dy persona, raporton REL.
Shënjestra e sulmit nuk dihet ende, mirëpo mediat lokale kanë thënë se bomba ka shpërthyer në një zonë të dominuar nga komuniteti Hazara.
Ende nuk dihet se kush është autori i këtyre sulmeve, dhe se as grupi islamist nuk ka bërë ende ndonjë koment./Shqip.com